Kostadinovski me rastin e 8 Shtatorit: Dashuria e vërtetë ndaj atdheut do të thotë të ndërtohet shteti juridik

nga D. V.

Shkup, 8 shtator – Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski u dërgoi urim të gjithë qytetarëve me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori.

“Synimi shekullor për njl Maqedoni të pavarur, sovrane dhe dmeokratike u bë realitet më 8 shtator 1991. Qytetarët në atë ditë e shkruan historinë! Histori për të cilën duhet të jemi krenarë dhe të cilën duhet të festojmë. Por, atë ditë njëkohësisht edhe i detyroi të gjitha gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, jo vetëm të kultivojnë respekt dhe mirënjohje ndaj paraardhësve tanë, por me vendosmëri, dashuri dhe përgjegjësi të njejtë ta duan atdheun dhe të punojnë për prosperitetin e tij. Sot dashuria e vërtetë ndaj atdheut do të thotë të ndërtohet shteti juridik. Sot, akt i patriotizmit madhor paraqet përkushtimi i vërtetë ndaj sundimit të së drejtës”, thuhet në urim. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More