Kostovski nis ofensivën e madhe ndërtimore në Luboten: Pas 27 vitesh, po rindërtohen të gjitha rrugët kryesore

nga Xh M

Shkup, 16 tetor – Kryetari i komunës së Butelit dhe njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, ka njoftuar për nisjen e një faze të re të punimeve infrastrukturore në vendbanimin Luboten.

“Sapo e filluam ndërtimin e rrugës së dytë kryesore në Luboten. Do të realizojmë rikonstruksion të plotë të një pjese të rrugës 3, ndërsa vetëm para disa ditësh e përfunduam rrugën 1”, ka shkruar Kostovski në statusin e tij në facebook.

Kostovski gjithashtu ka theksuar se me këto projekte, për herë të parë që nga viti 1998, po realizohet rikonstruksioni i plotë i rrugëve kryesore në Luboten.

Kostovski shtoi gjithashtu se paralelisht po zhvillohen me intensitet të lartë punimet për rrjetin e ujësjellësit, me të cilin Luboteni do të furnizohet me ujë të pijshëm nga sistemi i qytetit.

“Le të jetë për hajr!”, ka përfunduar Kostovski, duke u bërë thirrje banorëve të Lubotenit që ta përkrahin në zgjedhje me rrethimin e numrit 9️⃣

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More