Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media ka thënë se votat janë të sigurta, ashtu siç është i sigurt edhe integriteti i tyre.
Ai ka folur edhe për rënien e faqes së KQZ-së.
“Nuk ka informacione se përse ka ndodhur kjo. Fillimisht funksionoi sistemi, por ndërkohë e pamë që nuk është duke funksionuar. Do ta bëjmë një analizë dhe të shohim se përse nuk ka funksionuar sistemi dhe do të dalim me një rezultat”, ka thënë Radoniqi.
“Dua t’i siguroj të gjithëve që votat janë të sigurta, integriteti i votave është i sigurt”, ka thënë ai.