KQZ mbyll Qendrat e Votimit në Ankara, Kanbera dhe Iowa

nga D V

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim që të mbyllen Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike në Ankara, Kanbera dhe Iowa, për 75 votuesit e tyre që do të votojnë me postë, raporton Ekonomia Online.

Për shkak të numrit të vogël të votuesve, vetëm 75 veta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që më 8 shkurt 2025 të mos organizohet votimi ashtu siç ishte planifikuar në Qendrat e Votimit në 3 përfaqësitë diplomatike që ndodhen në shtete të ndryshme.

Bëhet fjalë për Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike të vendosura në Ankara (Turqi), Kanbera (Australi) dhe Iowa (ShBA) për shkak se janë regjistruar numër i ulët i votuesve, 25, 18, përkatësisht 32 votues. Sipas KQZ-së, të gjithë këta votues të regjistruar do të mund të votojnë përmes postës në kutitë postare që janë hapur nga KQZ në këto shtete.

Pas këtij vendimi të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në 15 Ambasada dhe 15 Konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More