KQZ vendos për rinumërimin e 16 kutive të votimit, kërkohet hetim nga prokuroria për rastet me asistencë

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërimin e fletëvotimeve të 16 kutive të votimit, ku pesë nga to janë për kryetarë të Komunave, ndërsa 11 të tjera për Kuvende Komunale, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i sekretariatit të KQZ-së ka paraqitur sot para anëtarëve të Komisionit propozimin për rinumërimin e 16 vendvotimeve ku përfshihen komunat e Deçcanit, Gllogocit, Prishtinës, Shtimes e Suharekës.

Në mbledhjen e KQZ-së anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi ka bërë një thirrje për Prokurorinë që t’i hetojnë vendvotimet me asistencë.

“Ftoj Prokurorinë që t’i hetojë rastet me asistencë rrënjësisht, sepse nuk është e mundur që në një qytet të ketë 10% të votimeve me asistencë”, tha ai.

Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutia e votimit rekomandohet për rinumërim në rastet kur konstatohet mospërputhje mes nënshkrimeve në listën e votuesve dhe numrit të fletëvotimeve në kuti, pra kur numri i nënshkrimeve është më i madh ose më i vogël se numri i fletëvotimeve.

Në këtë mbledhje, KQZ vendosi edhe për dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Ky miratim u bë për të mundësuar zhvillimin e votimit jashtë Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More