Krasniqi takohet me Ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet politike në vend

nga L. M

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi ka pritur në takim sot Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Krasniqi ka thënë se me ambasadorin gjerman kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend.

“Një takim i hapur dhe miqësor, me diskutime për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai i ka uruar ambasadorit mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More