Krerët e VLEN-it në ceremoninë për Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar në Ambasadën e Turqisë

nga Redaksia

Shkup, 15 korrik – Krerët e koalicionit VLEN morën pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, me rastin e 15 Korrikut – “Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, përcjell Zhurnal.mk.

Kjo ditë përkujton përkushtimin dhe sakrificën e popullit turk në mbrojtje të rendit kushtetues dhe vlerave demokratike, duke përçuar mesazhin e unitetit dhe qëndresës ndaj çdo cënimi të demokracisë.

Përfaqësuesit e VLEN-it vlerësuan marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të konsoliduara ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, të cilat janë ndërtuar mbi respekt të ndërsjellë, bashkëpunim strategjik dhe lidhje historike të thella.

“Ruajtja e paqes, stabilitetit dhe demokracisë mbetet vlerë e përbashkët që na bashkon në mënyrë të vazhdueshme,” u theksua gjatë ceremonisë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik dhe komunitetit turk në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More