Kristin Davis kujton takimin me Matthew Perry: Ishte vërtet i lumtur

nga D. V.

Aktorja Kristin Davis, e njohur për rolin e Charlotte në serialin “Sex and the City”, në episodin e ri të podcast-it të saj “Are You a Charlotte?” ka folur për një takim me aktorin tashmë të ndjerë Matthew Perry, yllin e serialit “Friends”.

Siç tregoi ajo, të dy u njohën gjatë një darke në Hollywood, ku, sipas saj, dikush kishte tentuar t’i ‘bashkonte’.

“Mbaj mend që shkova në një darkë ku ishin të pranishëm disa njerëz nga industria. Nuk e kujtoj saktësisht kush tjetër ishte aty, përveç një avokati dhe Mattheët”, rrëfeu Davis.
Kristin Davis

Ajo shtoi se Perry ishte ulur pranë saj dhe kishte filluar menjëherë të fliste për dashurinë që kishte ndaj punës së tij dhe sa të lumtur ishin ai dhe ekipi gjatë xhirimeve të ‘Friends’.

“Isha e mahnitur. Mendova me vete: ‘Wow, ai është vërtet i lumtur’. Në atë kohë unë luaja në serialin ‘Melrose Place’, ku atmosfera nuk ishte aspak e ngjashme. Kishte shumë tension, stres dhe konkurrencë mes aktorëve”, zbuloi ajo.

Matthew Perry

Megjithëse jepte përshtypjen e një personi të gëzuar dhe të përmbushur, Perry për vite me radhë u përball me një betejë të vështirë kundër varësisë nga alkooli dhe drogat.

Ai ndërroi jetë në tetor të vitit 2023, në moshën 54-vjeçare.

Shkaku zyrtar i vdekjes ishte efekti akut i ketaminës, ndërsa faktorë shtesë u konsideruan mbytja, sëmundja e zemrës dhe prania e buprenorfinës – një medikament i përdorur për trajtimin e varësive. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More