Kriza në qeverinë izraelite! Shpërbëhet kabineti i luftës i Benjamin Netanjahut

nga D V

Kabineti i luftës nuk ekziston më në Izrael. Me një vendim të minutës së fundit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpërbërë kabinetin gjashtë anëtarësh të luftës, citojnë mediat ndërkombëtare.

Vendimi, edhe pse i pritshëm, mendojnë analistët, vjen pak ditë pas largimit nga qeveria të ish-anëtarit të partisë së qendrës së djathtë, Benny Gnatz.

Netanyahu tani pritet të zhvillojë konsultime për luftën në Gaza me një grup të vogël ministrash, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe ministrin e Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, të cilët kishin qenë pjesë më parë të kabinetit të luftës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More