Kryeministri kinez Li Qiang bëri thirrje të hënën për përshpejtimin e zgjerimit të Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) dhe mbështetjen e aplikantëve, siç është Hong-Kongu i Kinës, për t’u bashkuar me marrëveshjen e tregtisë së lirë.
Kryeministri Li i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes në Takimin e Pestë të Udhëheqësve të RCEP në Kuala Lumpur të Malajzisë.
Foto nga VCG
Duke bërë thirrje për më shumë vendosmëri në ruajtjen e sistemit tregtar shumëpalësh, ai tha se Kina do të mbështesë gjithmonë pozicionin kryesor të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të mbështetur multilateralizmin e vërtetë.
