Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit policor, Shemë Mustafa

nga D. V.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputetin e Kuvendit, Agim Bahtiri, kanë vizituar të mërkurën për ngushëllime familjen Mustafa, në Shipol të Mitrovicës, me rastin e vdekjes së zyrtarit policor, Shemë Mustafa.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se Kurti ka vlerësuar lart punën dhe profesionalizmin e Shemë Mustafa.

“Ai i shprehu familjes dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre, duke vlerësuar lart punën, profesionalizmin dhe kontributin e të ndjerit në ruajtjen e rendit, sigurisë, integritetit territorial, si dhe shërbimin ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Shemë Mustafa ishte pjesëtar i Policisë Kufitare, që dy vite më parë, gjatë kryerjes së detyrës, ishte rrëmbyer nga njësitet speciale të Serbisë, thellë në territorin e Republikës së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More