Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në Epopenë e Jezercit

nga Redaksia

Ferizaj, 28 shtator – Ai tha se Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajit, përkujton se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësi e popullit.

Ndër të tjera, në një postim në Facebook, Ahmeti tha se dëshmorët me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, në Ferizaj, u bashkuam për të nderuar bijtë dhe bijat më të shtrenjtë të kombit: dëshmorët që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë. Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin, na kujtojnë se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë”.

“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Epopesë së Jezercit! Nderim i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin!”, ka shkruar Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More