Kryetari i Gjykatës kushtetuese Kostadinovski u takua me ambasadoren holandeze, Xhanel

nga D V

Shkup, 15 tetor – Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe gjykatësit Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, Fatmir Skender dhe Ana Pavllovska Daneva realizuan takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vend, Uzlem Xhanel, informojnë nga Gjykata kushtetuese.

Kostadinovski e ka informuar ambasadoren Xhenel me, siç tha, prioritetet e tij, të cilat janë në drejtim të përforcimit të rolit të Gjykatës kushtetuese në sigurimin e kompetencave me Kushtetutë të përcaktuara për mbrojtjen e kushtetueshmërisë dhe sigurimin e sundimit të së drejtës.

“Lartë e çmoj rolin, përkushtimin dhe ndihmën e e Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Maqedonisë së Veriut në avancimin e kapaciteteve dhe sigurimin e sundimit të së drejtës. Kthimi i besimit të qytetarëve në shtetin juridik dhe luftën pa kompromis në mbrojtjen e të drejtave janë imperativ për Gjykatën dhe në atë pikëpamje ne jemi në anën e njejtë”, tha Kostadinovski.

Ambasadorja Xhanel i ka përshëndetur prioritetet e tij dhe angazhimet e Gjykatës kushtetuese në mbrojtjen e kushtetueshmërisë.

“Vendi im është lartë i përkushtuar në temën sundimi i së drejtës si imperativ dhe bazë i çdo shoqërie demokratike. Jemi të gatshëm t’i shqyrtojmë mundësitë edhe për bashkëpunim më të ngushtë me Gjykatën kushtetuese”, tha ambasadorja Xhenel në takimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More