Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

nga D. V.

Shkup, 16 maj – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po qëndron për vizitë zyrtare në Repulikën e Austrisë, ku ka zhvilluar takime miqësore dhe konstruktive me Kryetarin e Komunës së Hornit, Gerhard Lençing.

Gjatë takimit, kumtuan sot nga vetëqeverisja lokale, dy kryetarët e komunave diskutuan për thellimin e bashkëpunimit midis Komunës së Tetovës dhe Komunës së Hornit, me theks të veçantë në shkëmbimin e ideve dhe iniciativave të përbashkëta.

“U potencua rëndësia e përgatitjes dhe realizimit të projekteve të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të dyja komunat”, theksohet në kumtesë.

Kryetarët e komunave Kasami dhe Lençig shprehën gatishmërinë e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, ashtu siç janë zhvillimi ekonomik, arsimi, kultura dhe menaxhimi i qëndrueshëm urban.

“Ky takim përfaqëson hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve konkrete që synojnë përfitime të ndërsjella dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët. Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe eksplorimit të mundësive të reja për bashkëpunim, të gjitha me qëllim promovimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të saj”, shtohet në kumtesën e Komunës së Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More