Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi mori pjesë në festimin me rastin e Ditës së Armatës

nga D. V.

Shkup, 18 gusht – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot mori pjesë në kremtimin qendror me rastin e Ditës së Armatës, që u mbajt në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip.

Ngjarja ishte organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhëria e Armatës, të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe eprori i Shtatmadhërisë së Armatës, gjeneral major Sashko Lafçiski.

Kremtimi qendror përfshinte programin solemn me pritjen zyrtare të kreut shtetëror, korit diplomatik, si dhe mysafirëve të tjerë të lartë. Me praninë e tij, Kryetari Gashi shprehu respekt për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rolin e saj në mbrojtjen, sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More