Kryetari Mela inspekton punimet në rrugën Dibër–Mavrovë

nga D. V.

Shkup, 26 nëntor – Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, ka inspektuar sot nga afër punimet që po zhvillohen në segmentin e rrugës Dibër–Mavrovë, pranë Banjave të Kosovrastit, ku ditë më parë ishte shfaqur një gropë e thellë që rrezikonte qarkullimin dhe kishte dëmtuar infrastrukturën rrugore.

Punimet po realizohen nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, nën drejtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ekipet profesionale kanë ndërhyrë me prioritet për mbushjen e gropës, vendosjen e shtresave të reja mbështetëse dhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të rrugës.

Gjatë inspektimit, Kryetari Mela u informua mbi ritmin dhe cilësinë e punimeve, duke vlerësuar angazhimin institucional për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

“Ky segment rrugor është shumë i rëndësishëm për banorët e zonës, prandaj ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me institucionet kompetente për të adresuar në kohë çdo problematikë infrastrukturore,” deklaroi Mela.

Ai shtoi se Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë territorin e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More