Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Spiropali: Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim të gjithë ne nga Shqipëria e shqiptaria

nga D. V.

Një delegacion institucional i Shqipërisë erdhi në Skenderaj për ngushëllime me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish- presidentit Hashim Thaçi.

Këtë delegacion e përbëjnë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali, ministri i Diasporës, Taulant Balla, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, bashkëshortja e kryeminstrit Edi Rama, Linda Rama, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në fjalën e saj përmendi mungesën e ish presidentit, Hashim Thaçit në varrimin e babait të tij.

“I nderuar Hashim që na mungon në përcjelljen e babait tënd, sepse padrejtësitë politike e kombëtare të burgosjes tënde e luftëtarëve të tjerë sot iu shtua edhe një padrejtësi njerëzore e morale. Haxhi Thaçi është shembulli se si një njëri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetar i madh. Kjo është e mundur kur urtësia, njerëzillëku, ndershmëria, lidhjet e forta me njerëzit dhe përkushtimi i përditshëm i një burri që duket i zakonshëm shumëfishohen, ndriçojnë në përkushtimin dhe sakrificat për atdheun, kombin dhe njerëzit”, ka thënë Spiropali.

Ajo tha se në mungesë të Hashim Thaçit në përcjelljen e Haxhi Thaçit ka ardhur e gjithë shqiptaria.

“Baca Haxhi në vend të Hashim kemi ardhur të të përcjellim ne të gjithë, nga Shqipëria e shqiptaria. Të kam sjellë dhe një dorë nga dheu i Shqipërisë”, ka thënë Spiropali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More