Shkup, 11 korrik – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrave të punës në Çair. Ndaj saj pati edhe kërcënime verbale nga disa persona.
Informatën e konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme prej ku kumtuan se incidenti ndodhi në rrugën “Kumbara”, ndërsa rasti është paraqitur në SPB Shkup në orën 12:15.
“Më 11.07.2025 në orën 12:15 nga ana e A.J. në SPB ka pasur paraqitje se gjatë kryerjes së detyrave të punës në rr. ‘Kumbara’, fizikisht është sulmuar kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe se disa persona e kanë kërcënuar verbalisht. E njejta nuk ka dashur të denoncojë për rastin, pas çka është nisur drejt SPQ “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore”, informon MPB.
