KSHZ, KSHPK dhe ESHR kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim për Zgjedhjet lokale

nga D. V.

Shkup, 18 shtator – Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit dhe Enti shtetëror për revizion kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim në prag të Zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Siç kumtoi KSHZ-ja, me këtë memorandum, tre institucionet e përforcojnë përcaktimin e tyre për bashkëpunim të drejtpërdrejtë, koordinim dhe ndihmë të ndërsjellë gjatë realizimit të dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore, këmbimin e informatave dhe të dhënave, si dhe veprimin me kohë për parregullsi eventuale.

“Theks i veçantë është vendosur në transparencën e financimit të fushatës zgjedhore përmes këmbimit të rregullt të raporteve financiare, si dhe në aktivitetet e përbashkëta për avancimin e respektimit të rregullativës zgjedhore me qëllim të zbatimit të zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike. Memorandumi parashikon edhe bashkëpunim të ndërsjellë në pjesën e veprimit sipas parashtresave, ankesave dhe veprimeve tjera me interes të përbashkët, konsultime dhe këmbim të përvojave, si dhe krijimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta”, thuhet në kumtesën e KSHZ-së.

Me nënshkrimin e këtij dokumenti, siç thuhet, KSHZ-ja, KSHPK-ja dhe ESHR-ja dërgojnë porosi të qartë për vendosmërinë me tyre për të siguruar proces kredibil zgjedhor dhe ta rrisin besimin e qytetarëve në institucione dhe zgjedhjet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More