Kumanova pas tetë ditësh rivendos furnizimin me ujë të pijshëm

nga Xh M

Kumanovë, 1 qershor – Pas tetë ditësh pa furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, qytetarët e Kumanovës më në fund mund të marrin një frymë lehtësuese. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se uji nga Ujësjellësi i Kumanovës, “Vodovod”, është tani i sigurt për konsum. Ky vendim erdhi pas analizave të fundit të kryera më 25, 26 dhe 27 maj, të cilat treguan rezultate të kënaqshme në aspektin fizik, kimik dhe bakteriologjik.

Një periudhë e vështirë përfundoi për qytetin e Kumanovës, ku një stuhia e madhe më 21 maj shkaktoi turbullirë të shtuar në ujin e rezervuarëve të Likovës dhe Gllazhnjës, duke detyruar mbylljen e tubacioneve të furnizimit për të shmangur dëme të mëtejshme. Si rezultat, qytetarët u përballën me një mungesë të madhe të ujit të pijshëm, duke shkaktuar vështirësi në përditshmëri, veçanërisht për grupet më të ndjeshme si të moshuarit dhe fëmijët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More