Kumanova shkon në raund të dytë mes Dimitrievskit dhe Stiojkovskit

nga Xh M

Kumanovë, 20 tetor – Kumanova shkon në balotazh. Nga gjithsej 8 kandidatë për numrin një të kësaj komune, Maksim Dimitrievski nga Lëvizja ZNAM dhe kandidati i pavarur Goran Stojkovski arritën të sigurojnë numrin më të madh të votave dhe do të garojnë sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve më 2 nëntor.

Nga numërimi i deritanishëm i votave, Dimitrievski arriti të sigurojë 38.04 për qind, ndërsa Stojkovski 13.86 për qind të votave. Dimitrievski mbrëmë gjatë shpalljes së fitores u shpreh i bindur se në rrethin e dytë do të dal si fitues.

“Dua ti falënderoj të gjithë kumanovarët që dolën në këto zgjedhje dhe votën e tyre e dhanë për mua dhe për kandidatët për këshilltarë të Znamit. Sipas 70 për qind të dhënave të përpunuara në qendrën tonë analitike, unë si kandidatë udhëheq bindshëm në dallim me gjashtë kandidatët tjerë”, tha Makim Dimitrievski, nga Lëvizja Znam.

Kandidati i pavarur, Goran Stojkovski tha se është koha e ndryshimit në këtë komunë, dhe se qytetarët do ta sjellin atë më dy nëntor.

“Banorët e Kumanovës kanë dërguar qartë një mesazh, është koha për ndryshim, është koha për rend. Me mbështetjen tuaj, keni treguar se besoni në një qeverisje lokale të re, të përgjegjshme dhe të ndershme. Vazhdojmë me energji edhe më të madhe në raundin e dytë, të vendosur për t’i sjellë një fitore të madhe Kumanovës më 2 nëntor”, u shpreh Goran Stojkovski, Kandidat i pavarur.

Ndërkohë, në krye të Komunës së Likovës u zgjodh që në rrethin e parë. Erkan Arifi nga AKI siguroi mandatin e tij të tretë duke fituar mbi 6 mijë vota, ndërsa kundër kandidati i tij nga VLEN Nexhmedin Sadiku siguroi mbi 3 mijë vota. Arifi tha se besimi i qytetarëve për mandatin e tretë i jep përgjegjësinë për ta bërë komunën më të mirë në çdo sferë, ndërsa Sadiku tha se Likova zgjodhi të vazhdojë drejtimin që ka ndjekur deri më sot, ndryshe nga shumica e komunave shqiptare në vend./ Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More