Kumanovë, aktivitete për ruajtjen e ambientit jetësor

nga Redaksia

Kumanovë, 16 gusht – Me aktivitete të ndryshme, Komuna e Kumanovës po përpiqet që të krijoj ambient më të pastër jetësor. Për realizimin këtij qëllimi janë përgatitur projekte të ndryshme. Me proektin “BE për ajër të pastër” është kyçur edhe Bashkimi Evropian.

“NP Pastrim dhe gjelbërim përpos bartjes dhe grumbullimit të mbeturinave kohëve të fundit është duke punuar rreth vendosjes së kontejnerëve gjysmë në tokë për çka kemi caktuar 10 lokalitete. Këto kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave janë mjaft praktikë funksionalë dhe estetik. Një kontejner i këtillë kryen funksionin e 5 kontejnerëve të thjeshtë”, tha drejtori i NP pastrim dhe gjelbërim Nenad Stojanovski.

Mbrojtjes së ambientit jetësor në Kumanovë po i kushtohet rëndësi e veçantë edhe përmes angazhimit për pastrimin e deponive të egra, për çka është caktuar një sasi e mjeteve financiare.

“Ndër aktivitete tjera në programin e komunës së Kumanovës jemi të obliguar edhe për deponitë e egra për çka na janë ndarë mjete prej 2 milionë denarësh si dhe 2 milionë denarë për shënimin e deponive të egra për fat të keq vazhdimisht po krijohen deponi të reja të egra edhe për kundër sanksioneve të vazhdueshme përkatëse”, tha Nenad Stojanovski.

Në përpjeke pë ruajtjen e ambientit jetësor në Komunën e Kumanovës ditë më parë është mbajtur një takim pune në lidhje me realizimin e projektit “BE për ajër të pastër” diskutimi ishte gasifikimi i institucioneve publike me çka ngrohja me naftë dhe mazut zëvendësohet me gaz.

Përmes këtij projekti të financuar nga bashkimi europian deri tash nga rrjeti i gasifikimit janë futur shkolla e mesme teknike “Nace Bugjoni”, konvikti për nxënes “Profesor Mijallkoviç”, kurse priten të gasifikohen edhe objekte qëndrore të qytetit si Sh.F.”Toli Zordumis”,Sh.F. “Braqa Milladionvci”, Sh.F. “Kërste Misirkov”, shkolla e muzikës “Pançe Peshev”, qendra për punë sociale, qendra për punësim, gjygji themelor dhe SPB Kumanovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More