Disa ëndrra në jetë lindin duke u rritur, por, disa janë aty që nga dita e parë e lindjes, thjesht vërehen kur nis procesi i rritjes.
Një ëndërr e tillë nisi edhe për djaloshin nga Rahoveci, Leo Shehun, i cili dashurinë për futbollin e kishte që në momentin kur shikonte ndeshjet bashkë me babain e tij, Sadikun.
Duke u rritur, 11 vjeçari tashmë e dinte se çka dëshironte. Prej moshës 8 vjeçare, Leo nisi t’i mësonte taktikat në futboll.
Madje, ai e dinte edhe pozicionin që do dëshironte të luante: Një sulmues që do kishte numrin 9 në fushë.
Tashmë Leo po vazhdon trajnimet për këtë sport, në një shkollë futbolli në Rahovec, shkruan Demantim News.
Ai ka edhe ekipin e tij të preferuar, që është FC Barcelona, e lojëtar favorit ka Lionel Messin.
Por, pos Messit, Leo që pak a shumë i ngjanë argjentiansit edhe me emër, ka edhe një futbollist, suksesin e të cilit e dëshiron edhe ai.
Fjala është për Edon Zhegrovën, që ka nisur shkëlqimin në Serie A.
Leo padyshim që me talentin që ka, do triumfojë në fushat e blerta më të njohura në botë, pasi një gjë që e do me shpirt, gjithmonë bëhet realitet.
