“Kur flet ai si me fol kryeministri Albin Kurti” – Arben Taravari komenton deklaratën e Bekim Qokut

nga Xh M

Shkup, 7 prill – Kryetari i ASH-së, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari në Click Plus në TV21 komentoi edhe deklaratën e përfaqësuesit të VV-së në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, ku ky i fundit nëpërmjet rrjeteve sociale tha se Vetëvendosja në zgjedhjet lokale nuk do të mbështesë asnjë subjekt politikë që do të garojë jashtë koalicionit VLEN, transmeton TV21.

Taravari tha se mundohet të gjejë gjuhë të përbashkët brenda VLEN-it, por siç shtoi, do të dëgjojë edhe aktivin politik.

Arben Taravari: “Bekimin unë e kam shok, ai ka thënë kështu sepse Vetëvendosja e ka qëndrimin e vetë, ai është përfaqësues i Vetëvendosjes në Maqedoni. Ai është përfaqësuesi zyrtarë i Vetëvendosjes, kur flet ai sikur me fol kryeministri Kurti. E respektoj shumë. Unë mundohem të gjejë gjuhë të përbashkët brenda VLEN-it, por natyrisht pak duhet ta shoh edhe partinë time.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More