Dhimbjet muskulare dhe të gjymtyrëve janë të forta dhe shpesh pengojnë lëvizjen e lirshme. Ato shfaqen gjatë gjithë vitit, por në dimër janë më të shpeshta. Përveç mjekësisë tradicionale që përdor medikamente dhe kremra, mjekësia popullore sugjeron kura natyrale që ndihmojnë në zbutjen e dhimbjes dhe rikthimin e lëvizshmërisë.
Pse janë efikasë këta përbërës?
- Mjalti: Eliksir i shëndetit, redukton dhimbjet e kyçeve dhe inflamacionin, forcon imunitetin.
- Xhinxheri: Përmban xhinxherol, i cili lufton radikalet e lira dhe ndihmon në qetësimin e dhimbjeve.
- Kanella: Erëz e fuqishme kundër inflamacionit, pasur me minerale si hekuri, mangani dhe kalciumi; ndihmon në uljen e sheqerit në gjak.
Kura natyrale Përbërësit:
- 1 lugë gjelle xhinxher i grirë
- 1 gotë ujë
- pak kanellë
- 2 lugë çaji mjaltë
Përgatitja: Ziejeni ujin dhe lëreni mënjanë. Shtoni xhinxherin dhe kanellën, mbulojeni me kapak për 10-15 minuta. Më pas shtoni mjaltin. Konsumoni një lugë çaji nga ky lëng dy herë në ditë për disa ditë, derisa dhimbja të largohet dhe lëvizja të bëhet më e lirshme.
Flaka
