Kurti deklarohet për koalicionin VV-LDK në Vushtrri, Tahiri thotë se nuk u bë kundër askujt

nga D. V.

Marrëveshja mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri me kandidatin e VV-së, Sylejman Meholli në Vushtrri u bë në prani të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Kurti tha se nga kjo marrëveshje presin që të punohet cdo orë dhe në interesin e qytetarëve.

“Me datën 9 nëntor dhe le të punojmë jo për çdo ditë, por për çdo orë që këtë marrëveshje për bashkëqeverisje që e bëmë sot ta realizojmë me bashkëqeverisje pas 9 nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli dhe drejtorët cilët do të bëjnë punë të mara e të mira për qytetarët e Vushtrrisë pa dallim të cilën e duam shumë edhe ajo na do”, tha Kurti.

Ndërsa Xhafer Tahiri tha se kjo marrëveshje nuk u bë kundër askujt.

“Në emër tim dhe degës së LDK, më lejoni të iu falënderoj për prezencën dhe të them që ky koalicion dhe marrëveshje nuk është kundër askujt, por për qytetin dhe qytetarët dhe duke qenë një besimtarë unë mendoj që e mira duhet me u kthy me të mirë. Në 2017 LVV ka mbështetur ndryshimin në Vushtrri dhe sot LDK e kthen në Vushtrri këtë mbështetje”, deklaroi Tahiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More