​Kurti nderon dëshmorët Rasim Kiçina e Ragip Halilaj në 25-vjetorin e rënies

nga D V

Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kryeministri Albin Kurti bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.

Kurti vendosi lule të freskëta në përkujtim të rënies heroike të dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e ashpër me forcat serbe.

Ai tha se lufta për liri duhet bartur brez pas brezi dhe institucionalizuar në muze në mënyrë që të mësohet historia e dëshmorëve.

Në bashkëbisedim me familjarët e dëshmorëve, kryeministri Kurti vlerësoi kontributin e këtyre dy familjeve patriotike dhe i falënderoi për qëndresën e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More