Kurti për akuzat ndaj UÇK-së: Manipulohet një kapitull për të cilin Basha s’ka faj

nga D. V.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, foli lidhur me zhurmën publike rreth artikullit ku bashkautor është kryetari i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha kundër UÇK-së.

“Dimal Basha e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë se një dekade. Ai ka thënë se kapitulli që e ka shkruar nuk ka të bëjë me UÇK-në. Edhe në fjalimin e tij pas zgjedhjes si kryetar Kuvendi, ai shprehu vlerësimet më të larta për këtë vlerë të kombit shqiptar”, tha Kurti.

Kurti tha se buja që bëri ky shkrim wshtw keqinterpretim dhe deformim.

“Problemet i kemi kur është nënshkruar ‘Zajednica’ në 2013, kur janë amnistuar kriminelët serbë në veri po ashtu në 2013, kur është votuar Gjykata Speciale në 2015, kur është themeluar Lista Serbe bashkë me Beogradin në 2013. Problemet i kemi kur politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga Lista Serbe apo kur kanë hyrë në pazare për ndarje të Kosovës, jo te ky artikull ku manipulohet një kapitull për të cilin ky s’ka faj”, tha Kurti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More