Deputetja Mimosa Kusari-Lila, pas dështimit të senacës së 33-të të Kuvendit të Kosovës ka kritikuar ashpër deputetët që po bojkotojnë procesin e votimit, duke theksuar se veprimet e tyre bien ndesh me përgjegjësinë që ua ka dhënë vota e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.
Në fjalën e saj, Kusari-Lila u ndal edhe te raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si partneritet strategjik të pakontestueshëm.
“Nëse kjo situatë vazhdon në një formë amullie të paqartë po tregon që mos pjesëmarrja në votim e tyre nuk përkon me pozicionin që kanë marrë. Nuk po votojmë për kryetare të Kuvendit, por për procedurë. ShBA-të mbeten pakontestueshëm partneri më strategjik i Kosovës si në të kaluarën ashtu dhe në të ardhmen. Aktualisht më shumë se kurrë, bashkëpunimi ynë është shumë i ngushtë në fushën e mbrojtjes, në veçanti. Referenca që po i bëhet ri-përsëritjes së deklaratës së presidentit Trump, ku i referohet një marrëveshje në kohën e tij. Kjo çka po ndodh këtu është përgjegjësi e një klase politike të përbashkët dhe të përdorët një deklaratë e tillë në luftën e brendshme politike më duket paksa absurde”, përfundoi Kusari-Lila.
