Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë

nga D. V.

Selena Gomez nisi një kampanjë 12-ditore përpara publikimit të albumit të saj me të fejuarin Benny Blanco, duke nxjerr në shitje 12 produkte të saj në faqe online.

Në mesin e tyre është edhe unaza sentimentale me shkronjën “B”, një unazë përmes secilës në dhjetor të vitit 2023 kishte konfirmuar romancën e saj me Blancon.

Unaza prej diamanti u shit për vetëm 12 dollarë në faqen e saj, derisa vlera e vërtetë thuhet të ketë qenë 3,250 dollarë.

Selena e cila u fejua para pak muajsh me producentin Benny Blanco.

Dyshja tani po bëhen gati për lansimin e albumit të tyre të përbashkët që titullohet “I Said I love You First”.

Lidhja e tyre ka qenë tejet e komentuar dhe tani po lansojnë një projekt së bashku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More