Kuvendi sot e vërteton rendin e ditës të seancës së 12-të, është dhënë pauzë prej një ore

nga D V

Shkup, 12 gusht – Kuvendi sot e ka filluar seancën e 12-të, në të cilën ndodhet ribalanci i Buxhetit për vitin 2024, por ende nuk është konfirmuar rendi i ditës. Me kërkesë të deputetit Blerim Bexheti nga koalicioni Fronti Evropian është dhënë pauzë deri në ora 13:30.

Ai kërkoi pauzë pasi që gjatë miratimit të rendit të ditës deputeti Bojan Stojanovski  nga VMRO-DPMNE kërkoi nga rendi i ditës të hiqet Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, në lexim të parë, të parashtruar nga deputetët e Frontit Evropian, që është pranuar nga shumica.

Siç sqaroi Stojanoski, gjatë mratimit të rendit të ditës si pikë shtesë është votur Kërkesa për interpretim autentik të Ligjit për lojëra të fatit, në të cilin, siç tha, do të vendoset rend në dhënien e licencave dhe lojëra të fatit do të mund të organizojë Lotaria e shtetit, siç është edhe e parashikuar. Për skak të kësaj, shtoi, nuk ka nevojë për rishqyrtim të Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, në lexim të parë.

Më pas, me një sërë vërejtjesh procedurale, deputeti Bexheti nga Fronti Evropian dhe koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, dëshmuan se kush ishte për mbylljen e kazinove dhe kush nuk ishte aty për të votuar dhe kush votoi kundër propozimit të Stojanoskit. Njëkohësisht, Snopçe ka akuzuar se Fronti Evropian tani po propozon të njëjtën zgjidhje ligjore që ishte parashtruar në përbërjen e mëparshme parlamentare nga Aleanca për mbylljen e kazinove nga ana e shqiptarëve, të cilën deputetët e BDI-së në atë kohë nuk e kishin përkrahur. Më pas Bexheti tha se tani VLEN fshihet pas deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kërkoi pushim prej një ore për të kontrolluar nëse është e mundur të hiqet nga rendi i ditës pika e dorëzuar sipas procedurës së rregullt për shkak të miratimit të një pike për dhënie të interpretimit autentik të ligjit ekzistues.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More