Kuzhina popullore në Kërçovë/ Pritet rinovimi i saj, por kur?

nga Xh M

Kërçovë, 7 dhjetor – Kjo është kuzhina popullore në qytetin e Kërçovës, ku çdo ditë përgatitet ushqim për 70 persona me status të rëndë social. Megjithëse kushtet aktuale për gatim lënë për të dëshiruar për shkak të infrastrukturës së vjetruar, pastërtia është në nivel të lartë.

Siç shihet nga pamjet, çdo gjë është e vendosur në rregull dhe e mirëmbajtur. Gjatë vizitës, biseduam me një punonjëse, e cila na informoi se Komuna ka premtuar rinovimin e kuzhinës në të ardhmen e afërt.

E për kushtet e kësaj kuzhine pyetëm edhe Komunën e Kërçovës.

“Komuna e Kërçovës në bashkëpunim me qendrën sociale në Kërçovë filluam projektin e përbashkët për sigurimin e ushqimit për familjet e rrezikuara sociale. Pasi filluam, kushtet nuk ishin të mjaftueshme për një veprimtari të tillë, mirëpo me kalimin e kohës bëmë një ndërhyrje ku siguruam kushte më të mira për përgatitjen e ushqimit, aty ushqehen rreth 70 persona. Sa i takon rinovimit jemi në diskutim e sipër për t’i bërë rinovim të gjithë objektit pasi aty kemi edhe klasa të gjimnazit “Mirko Mileski” dhe “Drita” dhe jemi duke hartuar një projekt të përbashkët për të bërë gjithë rinovimin e objektit ku do të përfshihet edhe kuzhina popullore”, thotë Komuna e Kërçovës.

Kjo kuzhinë popullore funksionon prej vitesh dhe çdo herë është në shërbim të familjeve me status të rrezikuar social. Ata çdo ditë marrin ushqim të gatuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More