Ky është i arrestuari për 200 kg drogë – detaje nga operacioni i udhëhequr nga AKI

nga D. V.

Gazeta Insajderi ka raportuar se personi i arrestuar nën dyshimin për trafikun e rreth 200 kilogramëve substancë narkotike është Sylejman Jusufi. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas një operacioni të koordinuar në rajonin e Prishtinës.

Burimet brenda institucioneve të sigurisë bëjnë të ditur se në kamionin që po drejtonte Jusufi është gjetur dhe sekuestruar sasia rekord e narkotikëve, që dyshohet të jetë një përzierje e llojit kanabis dhe substancave analoge me efekte psikotrope.

Ngarkesa e drogës kishte destinacion final shtetin e Serbisë, ku dyshohet se do të shpërndahej përmes një rrjeti më të gjerë trafiku ndërkombëtar.

Operacioni është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional mes: Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Doganës së Kosovës, Prokurorisë Speciale, dhe Policisë së Kosovës.

Ky aksion konsiderohet ndër më të suksesshmit e këtij viti në luftën kundër trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.

Burimet brenda organeve të hetuesisë theksojnë se AKI ka pasur rol kyç në zbulimin dhe ndjekjen e rrjetit, përmes monitorimit të qarkullimit të mallrave të dyshimta dhe ndërlidhjeve të mundshme me grupet kriminale në rajon.

Në muajt e fundit janë vërejtur rezultate konkrete nga bashkëpunimi i ngushtë mes AKI-së dhe Prokurorisë Speciale, me disa operacione të ndërlidhura që kanë çuar në prangosjen e figurave të njohura të botës së krimit në Kosovë dhe jashtë saj.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, ndërsa Prokuroria Speciale nuk ka dhënë ende detaje shtesë mbi rrjetin e mundshëm pas arrestimit të Jusufit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More