“Ky patrioti i rremë” – Haradinaj kritikon Kurtin, thotë se miliona euro për energjinë po përfundojnë në Beograd

nga D. V.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Kurtiit, duke e akuzuar për shkatërrim të planifikuar të sektorit të energjisë në Kosovë.

Haradinaj tha se që në javën e parë të qeverisjes, Kurti anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në vitet 2023-2024.

“Sot operatorëve u kushton nga 198 deri në 220 euro për megavat, ndërsa plani i mëhershëm parashihte një kosto prej vetëm 82 euro. Kjo rritje astronomike i kushton qytetarëve rreth 360 milionë euro në vit. Nuk ka qytetar që nuk do ta ndiejë këtë barrë”, shkroi Haradinaj.

Ai theksoi se energjia është sektor i sigurisë globale dhe se blerja e saj po bëhet përmes lidhjeve të shkurtra të kryeministrit Kurti.

“Kush e cenon sigurinë kombëtare ndëshkohet herët a vonë. Mos i mbyllni sytë, po reagoni, sepse e nesërmja mund të jetë vonë. Ky ‘patrioti’ nuk e ka në vendim shkyçjen e elektro serverit serb”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, populli po paguan një “krim të organizuar shqiptaro-serb”, pasi miliona euro për energjinë po përfundojnë në Beograd nga xhepi i varfër i Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More