Analistja Alma Lama në RTV21 në lidhje me procesin zgjedhorë në Kosovë dhe rezultatet ka thënë se LVV ka rënie në 10 % në sondazhe.
Por që sipas ngritje do të kenë partitë opozitare.
Gjithashtu sipas saj ngritja e përqindjes së partive opozitare do të pamundësojë LVV të bëjë qeveri të re pa kualicion.
“Në qoftë se flisni për ditën e sotme se si ka shkuar procesi zgjedhorë mendoj që ka shkuar shumë mirë, këto gjërat e vogla që u përmenden është e pamundur në një proces të menagjosh një sistem, të mos ketë vonesa apo gjëra të tilla. Por procesi nuk ka përfunduar janë mbyllur qendrat e votimit, kanë mbaruar procesi i votimit, por procesi vazhdon është procesi i numrimit. Për sa i përket rezultateve mendoj që një gjë e kanë të përbashkët pavarësisht që këto rezultate që kanë nxjerrur EXIT POLLET nuk dallojnë shumë por dallojnë. Një gjë e kanë të përbashkët që kemi një rënje të LVV në më shumë se 10 % në disa sondazhe dhe një ngritje të partive opozitare në një vlerë të tillë që duket që ja pamundësojnë LVV-së që të bëjë qeverisjen e ardhshme vetëm pa ndonjë kualicion. Në njëfarë mënyre është opozita ajo që ka fituar në qoftë se mblidhen të gjitha së bashku që ka fituar këtë proces zgjedhorë”, tha Lama.