Lamine Yamal mahnit edhe jashtë fushe: Xhaketa ‘Supreme x Vanson Leathers’ bëhet kryefjalë

nga L. M

Lamine Yamal nuk ndalet së mahnituri, qoftë në fushë, qoftë jashtë saj. Edhe pse vetëm 18 vjeç, ‘ylli’ i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle është kthyer tashmë në një prej futbollistëve më të mirë në botë, duke pushtuar skenën me driblimet, shpejtësinë dhe aftësinë për të vendosur ndeshjet me gjuajtjet e tij. Por së fundmi, është një tjetër aspekt që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe medieve: stili i tij i veçantë i në veshje.

Një hyrje që nuk kaloi pa u vënë re

Në grumbullimin e fundit me Spanjën, Lamine mbërriti në “Ciudad del Fútbol” me një xhaketë ekskluzive ‘Supreme x Vanson Leathers’, një pjesë e kufizuar koleksioni që bashkon luksin e markës ikonike të veshjeve të motoristëve me stilin urban të Supreme.

Image

Detajet e xhaketës që po bën bujë

Modeli i zgjedhur nga Yamal është ‘Cordura Cotton Jacket’, e punuar në material të qëndrueshëm prej pambuku dhe fibrash Cordura, të njohura për rezistencën ndaj konsumit dhe grisjes.

Ngjyra bazë është gri e kaltër, ndërsa panelet në blu të errët theksojnë shpatullat dhe mëngët.

Në pjesën e përparme bie në sy logoja e madhe “Supreme”, e qëndisur me finesë, ndërsa mëngët janë zbukuruar me tematikë që i japin frymën e garave me motor.

Prerja sportive e kompleton pamjen, duke e bërë një veshje që lidh botën e modës “streetwear” me atë të kulturës motorike.

Çmimi dhe ekskluziviteti

Kjo xhaketë, e cila nuk gjendet më në faqen zyrtare të markës, kishte një çmim prej 568 eurosh në tregun evropian, duke e vendosur në kategorinë e artikujve të veçantë që shihen rrallë.

Stili i një gjenerate të re

Nëse në fushë Yamal përfaqëson guximin dhe freskinë e futbollit modern, jashtë saj po tregon se është gjithashtu një ikonë e gjeneratës së re: një futbollist që di të tërheqë vëmendjen edhe me modë, duke ndjekur trendet më të fundit dhe duke u dhënë atyre një personalitet unik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More