Pas një vizite të frytshme në Rusi nga i dërguari special i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, pala ruse shpreh optimizëm për vazhdimin e “diskutimeve konstruktive” gjatë samitit që zhvillohet sot në Alaskë. Këtë e bëri të ditur Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në një takim që pritet të fokusohet në zgjidhjen e konfliktit dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.
Ky samit është konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt rifillimit të dialogut mes dy fuqive të mëdha dhe ndërtimit të një strategjie për stabilizimin e rajonit.