LDK e hap të shtunën fushatën në Prishtinë, Abdixhiku: T’i japim qytetarëve të ardhmen që e kanë merituar gjithherë

nga D. V.

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se kjo parti do ta hapë fushatën të shtunën nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Abdixhiku ka njoftuar se këtë ditë ata do të prezantojnë të gjithë kandidatët e tyre për kryetarë komunash.

‘‘Ja ku po nisim prapë!

Të shtunën, nga ora 18:00, të gjitha rrugët çojnë në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë. Hapim fushatën zgjedhore dhe prezantojmë të gjithë kandidatët tanë për Kryetarë Komunash.

Ejani të gjithë.

Le t’i japim vendit, komunave tona, qytetarëve tanë të ardhmen që e kanë merituar gjithëherë.’’, ka shkruar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More