LDK kundërshton dërgimin e Besnik Bislimit në dialogun me Serbinë

nga D. V.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për të dërguar Besnik Bislimin në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë, duke e cilësuar këtë veprim si të pajustifikuar dhe pa legjitimitet qytetar e institucional.

Sipas LDK-së, rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka dëshmuar se Qeveria aktuale nuk ka më mbështetjen e qytetarëve dhe nuk ka mandat për të përfaqësuar Kosovën në një proces kaq të rëndësishëm.

LDK thekson se dialogu duhet të udhëhiqet nga institucione legjitime dhe jo nga vendime të njëanshme të një qeverie pa mandat, duke paralajmëruar se veprime të tilla dëmtojnë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More