Lee i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit karburant për nëndetëset me energji bërthamore

nga D. V.

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, tha të mërkurën se shpresonte që homologu i tij i ShBA-së, Donald Trump, do t’i lejonte shtetit të tij të kishte karburant për nëndetëset me motor bërthamor.

Ai tha se do të kishin probleme në gjurmimin e nëndetëseve kineze dhe të Koresë së Veriut.

“Nuk kemi ndërmend të ndërtojmë nëndetëse me armë bërthamore, por për shkak se nëndetëset me naftë janë më pak të afta për lundrim nën ujë, ka kufizime në gjurmimin e nëndetëseve të Koresë së Veriut ose Kinës”, i tha Lee Trump gjatë bisedimeve.

“Pra, nëse na lejoni të furnizojmë me karburant, nëse ndërtojmë disa nëndetëse të pajisura me armë konvencionale, barra e ushtrisë amerikane mund të zvogëlohet ndjeshëm”.

Lee kërkoi gjithashtu mbështetjen e Trumpit për të bërë përparim të konsiderueshëm në lejimin e Koresë së Jugut për të ripërpunuar karburantin bërthamor të shpenzuar ose për pasurimin e uraniumit.

Trump ka zhvilluar bisedime dypalëshe me Lee gjatë vizitës në Korenë e Jugut për t’u bashkuar me krerët e tjerë të shteteve dhe udhëheqësit e biznesit që merrnin pjesë në forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor për samite dhe takime të ndryshme.

Paraardhësit e Lee kishin dashur të ndërtonin nëndetëse me energji bërthamore, por SHBA-të e kanë kundërshtuar këtë ide për dekada të tëra, shkruan Reuters.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More