Legjenda e NBA-së/ Michael Jordan lë 10 mijë euro bakshish në restorantin grek

nga L. M

Një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Michael Jordan, zgjodhi Greqinë si vendin ideal për ta vizituar.

Jordan nuk hezitoi të organizonte një event, për të festuar 40-vjetorin e suksesshëm të markës Jordan.

Ai ftoi ambasadorët e markës së tij, Luka Doncic, Bam Adebayo dhe plot të tjerë.

“Ikona” e NBA-së, i kënaqur nga shërbimi, la një bakshish prej 10 mijë eurosh në restorantin grek.

“Greqia është atdheu i perëndive të lashta, ku lindën heronjtë legjendarë dhe filloi koncepti i madhështisë. Në një moment vendimtar, kur e ardhmja e markës Jordan po formësohet, ne morëm frymëzim nga ky vend unik. Ashtu si kur planifikon rrugën drejt madhështisë, kërkohen orë të panumërta përsosmërie, ky koleksion u krijua në Itali, nga artizanë që nuk pranojnë asgjë më pak se përsosmërinë si rezultat përfundimtar të punës së tyre”, tha Jordan gjatë darkës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More