Lëndohen dy persona në një aksident në rrugën Mitrovicë-Bërnjak, dërgohen në spital

nga D. V.

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 13:10 në rrugën nacionale Mitrovicë-Bërnjak.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të udhëtarëve.

Ndërkaq, siç thuhet në raport të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës në veri.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve, njëri me targa të Serbisë me drejtues femër serbe dhe tjetri me targa vendore dhe me drejtues mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja e automjetit si dhe një pasagjer të cilët janë në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës Veri”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More