Leskoviku në hartën turistike, gjithë e më shumë të huaj eksplorojnë natyrën dhe kulinarinë e zonës

nga L. M

Kolonja e në veçanti Leskoviku me natyrën e  bukur po tërheq vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.

Kjo edhe falë rrugëve lidhëse të investuara vitet e fundit, aq sa numri i atyre që e preferojnë këtë krahinë ka njohur rritje.

Zona Kolonjë-Leskovik, përveçse natyrës së bukur, ajrit të pastër dhe mikpritjes ka element mjaft të veçantë edhe prodhimet lokale. Vera artizanale dhe jo vetëm po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorët, të cilët kërkojnë gjithmonë e më shumë prodhim  vendas.

“Kam provuar verërat e prodhuara këtu, madje disa varietete për herë të parë, dhe është e qartë që ky është një rajon ideal për rritjen e rrushit. Potenciali për më shumë vreshta dhe për zhvillimin e mëtejshëm të kulturës së verës është i madh.Unë besoj se duhet të ketë një sinergji mes verëbërësve dhe mbështetjes së qeverisë, sepse ju keni një produkt të mrekullueshëm. Është një produkt që mund të jetë kartëvizita juaj, një simbol i bukurisë dhe një përfaqësim i kulturës suaj”, tha Joseph Darrel, specialist verërash

Në 5 vitet e fundit zona e Kolonjës, Leskovikut, me fshatrat e bukur e piktoreskë, natyrës së bukur dhe plot ajër pret më shumë se 60 mijë vizitorë në vit dhe ky numër pritet të rritet edhe më shumë në vitet në vazhdim.

/vizionplus.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More