Tetovë, 27 janar – Edhe Levica ka dalë me reagim ndaj paralajmërimeve të kreut të Tetovës, Bilall Kasami, për riemërimin e rrugëve.
“Kërkojmë që Qeveria e udhëhequr nga VMRO të kundërshtojë politikat inxhinierike-etnike dhe irredentiste të partnerit të tyre të koalicionit VLEN. Është e papranueshme që kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili vazhdimisht degradon Maqedoninë, maqedonasit, e shpall shtetin shtet të tretë shqiptar, të mbetet i pandëshkueshëm”, thonë nga Levica.