Lëvizja në Malin Sharr e lejuar vetëm me leje të posaçme, gjobat paralajmërohen për shkelësit

nga Redaksia

Shkup, 2 korrik 2025 – Gjobë deri në mbi 1,000 euro për shëtitje në Malin Sharr pa pëlqimin e “Parkut Kombëtar”. Lëvizja e lirë kërkon paraqitje elektronike dhe konfirmim përmes emailit.

“Procedura është e thjeshtë, vizitorët paraqiten online dhe marrin konfirmim për lëvizje në zonën e autorizuar,” tha Millorad Andieski nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”.

Ky vendim synon mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, që janë rritur dukshëm për shkak të temperaturave të larta. Kryeshefi i Njësisë kundër Zjarrit në Tetovë, Avni Ameti, paralajmëron për kujdesin e bujqve gjatë pastrimit të arave dhe djegies së mbetjeve.

Vitin e kaluar u dogjën mbi 90,000 hektarë, me qindra zjarre në të gjithë vendin.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More