Lexohen deklaratat e dy dëshmitarëve, mbrojtja e “Kobra City” thotë se po shkelet parimi i gjykimit të drejtë

nga D. V.

Gjykata Themelore në Prishtinë, pas propozimit të prokurores speciale,, Merita Bina-Rugova ka konsideruar të lexuara deklaratat e dëshmitarëve, Alketa Sadiku dhe Hasime Idrizi, për çka paraprakisht mbrojtësi i të akuzuarit Dibran Hoxha, avokati Florent Latifaj e kundërshton duke pretenduar se shkelet parimi i gjykimit të drejtë.

“Aprovohet propozimi i prokurores speciale ashtu që lexohen deklaratat e dëshmitares Alketa Sadiku dhe Hasime Idrizi”, tha gjykatësi i rastit, Kujtim Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht gjykatësi Krasniqi tha se gjykata ka dërguar ftesën për seancë përmes policisë por se dëshmitarët nuk janë gjendur në adresat e shënuara.

Për çka prokurorja Bina-Rugova propozoi që të lexohen këto deklarata duke pretenduar se kjo mundësi është e lejuar me dispozitat ligjore.

Këtë propozim të prokurores e kundërshtoi avokati Latifaj duke sqaruar se dëshmitarët duhet të ftohen në seancë e nëse dështohen të sigurohen prokurorja të heqë nga deklarata e dy dëshmitarëve.

Avokati Latifaj tha se tashmë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka ndërtuar standard që dëshmitarëve të mos u lexohet deklarata ku janë përmendur edhe praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Tutje, Latifaj shtoi se edhe vet Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka specifikuar se gjykimi i drejtë dhe në kohë të arsyeshme i referohet të drejtave të akuzuarit që të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve.

Gjithashtu edhe mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë deklaruan se mbështesin deklarimet e avokatit Latifaj.

Më pas trupi gjykues aprovoi propozimin e prokurores që të konsiderohen të lexuara deklaratat e dëshmitarëve dhe duke shtuar se gjykimi ndërpritet për të vijuar me seancat e radhës ku pritet të dëgjohen dëshmitarët.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.

Më 13 maj 2024, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar se Themelorja ua kishte konfirmuar të akuzuarve aktakuzën që mund ta lexoni të plotë duke klikuar KËTU.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More