Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve

nga L. M

Iu morën me dhunë sendet personale, 2 shtetasve të moshuar, identifikohen dhe vihen në pranga një 32-vjeçar dhe një 33-vjeçare.  Po ashtu policie ka vënë në pranga  edhe një 41-vjeçar, pasi ka blerë një celular të vjedhur nga 2 të arrestuarit.

Sekuestrohen sende personale dhe 4 celularë, të dyshuara të vjedhura, automjeti, veshje të ndryshme dhe kapuç, që përdornin 2 të arrestuarit.

“Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Partners in crime”.  

Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

-V. K., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe M. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;  

-E. Sh., 40 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.  

Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit M. K. dhe V. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 2 vjedhje në fshatin Sheje, konkretisht:

-Më datë 25.07.2025, i kanë marrë me dhunë portofolin me një shumë parash, një 68-vjeçari, i cili është dëmtuar lehtë;

-Më datë 27.07.2025, i kanë marrë me dhunë çantën dhe celularin, një 62-vjeçareje, e cila është dëmtuar lehtë. Ajo ka marrë mjekim në spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Celularin që ia kanë vjedhur 62-vjeçares, ata ia shitur shtetasit E. Sh.

Gjatë operacionit janë sekuestruar celulari i blerë nga shtetasi E. Sh. dhe 3 celularë që i janë gjetur autorëve, të cilët dyshohen të vjedhur, çanta e vjedhur, automjeti që përdornin autorët, të cilin e kishte marrë me qira shtetasi V. K. dhe veshje të ndryshme që dyshohet se ata i përdornin gjatë vjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Vijonë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More