Liderët e VLEN takojnë eurodeputetin Thomas Weitz: Mbështetje për integrimin evropian dhe reformat

nga D V

Shkup, 25 shkurt – Kryesia e Koalicionit VLEN, e përfaqësuar nga kryetarët e partive Arben Taravari, Bilal Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi, si dhe zëvendëskoordinatorja e VLEN-it, deputetja Merita Koxhaxhiku, zhvilloi një takim konstruktiv me eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për vendin tonë, z. Thomas Weitz.

Gjatë takimit, raportuesi Weitz ndau njohuritë dhe përvojën e tij në rajon, duke theksuar përkushtimin e tij për integrimin evropian të vendit tonë, si një pjesë e natyrshme e familjes evropiane. Ai vlerësoi diversitetin e rajonit dhe shprehu mbështetjen e tij për ruajtjen dhe promovimin e këtij karakteri unik.

Z. Weitz theksoi motivimin e tij për të kontribuar në procesin e integrimit dhe falënderoi Koalicionin VLEN për qasjen e tij konstruktive. Ai informoi mbi përpjekjet që po bëhen për të zgjidhur sfidat ekzistuese me Bullgarinë dhe për ta orientuar debatin drejt një zgjidhjeje të arsyeshme dhe të pranueshme për të gjitha palët.
Në përfundim, raportuesi i Parlamentit Evropian siguroi se do të punojë për të hartuar një raport të drejtë dhe objektiv për vendin tonë, duke reflektuar një qasje pozitive dhe mbështetëse.

Nga ana jonë, Koalicioni VLEN rikonfirmon përkushtimin e tij për avancimin e reformave dhe për të kontribuar aktivisht në perspektivën evropiane të vendit. Jemi të bindur se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm për një Evropë të fortë dhe të bashkuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More