Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u rikthye në Kuvend pasi mungoi të hënën, raporton Ekonomia Online.
Ai nuk iu përgjigj gazetarëve nëse është marrë vesh me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
Limaj tha se do të flasë pasi, siç pritet, të ndërpritet seanca konstituive.
“Kur t’kthehem. Dy minuta. Si t’vi, kthehem, flasim”, th ai.