Limani: Qeveria do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme mbi eliminimin e të gjitha formave të dhunës

nga D. V.

Shkup, 25 shtator – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, njëherësh edhe kryetar i Trupit koordinues kombëtar për ybatimin e konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, sot hapi seancën konstituive të këtij Trupi.

Siç njoftoi Ministria, Limani i falënderoi të pranishmit për praninë e tyre, duke theksuar rëndësinë e këtij Trupi, përpjekjet e të cilit synojnë avancimin e mbrojtjes së grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje.

Ai iu referua veprimeve të deritanishme të ndërmarra nga shteti, me qëllim përgatitjen më të mirë për parandalimin, për mbrojtjen dhe për pengimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si: ratifikimin e Konventës së Stambollit, pastaj përgatitjen e Planit të Veprimit për Zbatimin e Konventës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, v.2018-2023, dhe në v.2024, vlerësimin e të njëjtit.

Më tej, miratimi i Ligjit të Parandalimit dhe Mbrojtjes nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, i cili  e thekson rolin e Trupit Koordinues Kombëtar me kompetenca konkrete, përgatitjen e Strategjisë Kombëtare tetëvjeçare, me katër plane veprimi vjetore dhe me plane vjetore.

“Gjatë periudhës së kaluar, si Ministri, ndërmorëm një sërë masash dhe aktivitetesh për përmirësimin e sistemit të parandalimit dhe të mbrojtjes së grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje, përmes avancimit të legjislacionit kombëtar,  të akteve nënligjore,  të dokumenteve, përforcimin e kapaciteteve të profesionistëve përmes realizimit të trajnimeve, zgjerimit të rrjetit të shërbimeve të specializuara për viktimat dhe organizimit të fushatave. Ju siguroj se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i konfirmon përpjekjet e saj për t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme mbi eliminimin e të gjitha formave të dhunës”, tha Limani.

Në seancë u prezantuan më hollësisht të gjitha dokumentet dhe aktivitetet, të cilat janë miratuar dhe realizuar, si dhe bashkëpunimi me palët ndërkombëtare dhe me shoqëritë civile. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More